18May, 20 May 18, 2020Auto

Për të funksionuar sa më mirë që është e mundshme, derivatet duhet ta kenë një sasi të caktuar të oktanit e cila rekomandohet edhe nga prodhuesit e automjeteve.  

Ndonjëherë furnizimi me derivate më të lira të cilat nuk e kanë sasinë optimale të oktanit mund të mos jetë problematik, por kjo nuk duhet të shndërrohet në shprehi sepse atëherë mund t’i bëni dëm veturës suaj.

Ka një arsye pse prodhuesi sugjeron derivate me sasi të caktuar oktani të cilin duhet ta përdorni. Ajo ka të bëjë me kompresimin dhe kohën e ndezjes së veturës. Sa më i lartë të jetë sasia e oktanit në derivate, aq më e mirë do të jetë performanca e automjetit tuaj. Nëse prodhuesi i veturës suaj nuk e rekomandon një gjë të tillë, atëherë mbushja e veturës me derivate më të shtrenjta që kanë më shumë oktan, nuk do ta bëjë që makina juaj të ecë më shpejtë.

Add Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *